Sport

Ndeshja e Kupës së Shqipërisë nuk zhvillohet, arsyeja është e pabesueshme

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 13 December 2017
Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar. Ajo që ka ndodhur sot me skuadrën Bylisit është vërtetë diçka e rrallë.
Ndeshja e kthimit e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë mes Luftëtarit dhe Bylisit nuk është luajtur pasi ballshiotët për shkak të një problemi që ka patur autobuzi me të cilin po udhëtonte skuadra drejt Gjirokastrës kanë mbrritur me 1 orë vonesë në qytetin e gurtë.

Gjyqtarët e sfidës kanë pritur për 45 minuta në fushën e blertë ekipin mallakastriot dhe më pas arbitri kryesor ka vërshëllyer për përfundimin e ndeshjes pa e nisur fare atë.

Vetëm 4 lojtarë të Bylisit mbrritën në kohë në Gjirokastër pasi pjesa tjetër e skuadrës arriti me rreth 45 minuta vonesë, kur dihet që distanca mes Ballshit dhe Gjirokastrës me makinë është vetëm 1 orë e 30 minuta.

Madje Bylis kishte shanse të mira për të avancuar më tej pasi kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 në stadiumin “Adush Muça”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera