Sport

“Ndeshja e fundit për Messin”, PSG korrigjon deklaratat e Galtier: Trajneri u shpreh keq

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 02 June 2023

“E shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Messit me Paris Saint-Germain”,- tha trajneri i klubit francez, Christophe Galtier për argjentinasin në konferencën për shtyp të dhënë këtë të enjte.

Disa orë më vonë, përmes një deklarate për mediet franceze, klubi korrigjoi deklaratën e trajnerit, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk u shpreh saktë.

“Christophe Galtier u shpreh jo shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të ishte e fundit për Messin dhe PSG këtë sezon”-bën me dije klubi parizien.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera