Fun & Video

“Ndërtoi” tankun personal duke shpresuar se do të bëhet i famshëm, mbeti pa patentëshoferë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 02 February 2018

Policia kineze kishte takuar një shofer të pazakontë në rrugë, të cilët ia morën patentë shoferin pasi e kuptuan se kishte ndërtuar tankun e tij me të cilin po vozitej nëpër rrugë.
Ky burrë nga qyteti kinez Laibin, i kishte kaluar plot dy muaj duke u munduar ta riparoj një veturë të vjetër të cilën kishte për qëllim ta bëjë të ngjaj me një tank, transmeton Telegrafi.

Dhe duke shpresuar se do të bëhet i famshëm, ai e shndërroi veturën në një mjet të blinduar me top të kalibrit të madh, mitraloz e radarë.

-Advertisement-

Dhe pasi përfundoi punët dhe e ngjyrosi sikurse rrobat e kamufluara ushtarake, ai mburrej para shokëve në rrjetet sociale.

Megjithatë, kështu ua tërhoqi vëmendjen edhe policisë që hasi në veturën e tij gjatë 22 janarit në Huang. Ky veprim i kushtoi atij me një dënim prej 1759 yuan (278 dollarë) si dhe me marrje të patentëshoferit .

Policia e shoqëruan në stacionin e policisë ku mori vërejtjen e fundit nga policët e trafikut, dhe pasi që vetura e tij cilësohej si kërcënim për sigurinë publike, i është marrë patentëshoferi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera