Ndërtimtaria në Gjermani paralizohet pa punëtorët e Ballkanit
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 06 October 2022
Kreu i zejtarisë gjermane, Hans Peter Wollseifer kërkon viza më të shpejta për punëtorët nga Ballkani. Pa ta nuk do të ngrihej asnjë ndërtesë betoni më në Gjermani.
Politika nuk e ka arritur qëllimin për lehtësimin e tregut të punës, ka kritikuar presidenti i Shoqatës Qendrore të Zejtarisë Gjermane, Hans Peter Wollseifer.
“Kur njerëzit nga Ballkani duan të vijnë në Gjermani, kjo mund të zgjasë me vite derisa ata të marrin një vizë.” Por pikërisht këta njerëz nga Ballkani na duhen urgjentisht sidomos në fushën e ndërtimit, ka theksuar Wollseifer.
Dihet se sektori i ndërtimit ka mjaft vështirësi për shkak të mungesës punëtorëve gjermane. “Pa punëtorët hekurpunues nga Ballkani në ndërtim nuk do të ngrihej më asnjë ndërtesë betoni në Gjermani”, sipas kreut të zejtarisë gjermane.
Wollseifer ka kritikuar autoritetet gjermane të dhënies së vizave për mënyrën e veprimit në dhënien e vizës për migrantët e punës. “Zyrat e të huajve veprojnë shumë shpesh si autoritete të mospranimit të të huajve.
Por ato duhet të jenë qendra të mirëseardhjes. Këtë frymë për fat të keq e përjetojnë shumë pak zyra”, tha ai për gazetat gjermane të Mediengruppe Bayern në fundjavë.
“Ne kemi nevojë për fuqi të huaj punëtore nga jashtë. Për fat të keq që nga hyrja në fuqi e ligjit të fuqisë së kualifikuar punëtore para tre vitesh vijnë më pak punëtorë se sa kishim menduar ne”, ka theksuar Wollseifer. Corona ka luajtur rol në trendin e ardhjes së punëtorëve nga jashtë, por ende nuk është lehtësuar sa duhet tregu i punës./ Deutsche Welle
Të tjera
-
Tahiri: Kurti bëri gabime nga mungesa e përvojës, Osmani ia përmendi pasi ndodhën
Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryemi...
-
Osmani, viktimạve të dhụnës në familje: S’jeni vetëm në këtë përballje
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje e ka vizituar strehimoren e viktimave...
-
Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë pranë Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it zhvilluan pa...
-
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga Trafiku Urban,edhe nga operatorët privatë
Të gjithë operatorët e transportit publik dhe privat në Komunën e Prishtinës,...
-
Kolonë në Merdarë, pritjet për dalje – 40 minuta
Pritjet për t’u larguar nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, po zgjas...
-
Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
Deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare te Dh...
-
Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së: Duam heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë d...
-
Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur delegacionin e qytetarëve bo...
-
FBI tani po heton tragjedinë e New Orleans “si një akt terrọrizmi”
FBI po heton incidentin vdekjeprurës në New Orleans si një “akt terrorist...
-
Prishtina e pesta në botë për ajrin më të ndotur
Prishtina sot është ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë. Kjo sipa...
-
Suspendohet zyrtari policor nga Graçanica pasi ushtroi dhụnë në familje
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bën të ditur se e ka arrestuar të martën...
-
Bota feston ndërrimin e viteve me fishekzjarre dhe dronë
Në Damask, kryeqytetin e Sirisë banorët shënuan ardhjen e vitit të ri në treg...