Lajme

Ndërron jetë zyrtari i MASHT-it

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 27 January 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka vdekur zyrtari i kësaj ministrie, Fehmi Krasniqi.

Nagavci ka thënë se si punëtor shumëvjeçar në MAShTI, Krasniqi dha kontribut të madh dhe shpesh u priu proceseve të rëndësishme për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

“Jeta e tij ishte e lidhur me arsimin deri në frymën e fundit. Prandaj, do ta kujtojmë gjithmonë si njeriun e urtë, kolegun dhe mikun e mirë që u bë një me arsimin, i bindur se vetëm me arsim cilësor Kosova do të ecte përpara.  Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën!”, ka shkruar Nagavci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera