Lajme

Ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës së Velipojës

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 29 November 2021

Ish-deputeti i Shkodrës, Pashko Ujka, mbrëmjen e 29 nëntorit ka gjetur vdekjen, pasi u qëllua me armë zjarri afër banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.Pas plagëve të marra, ai u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.Familjarët e tij, gjatë kohës që ishte në Spitalin e Shkodrës, bënë thirrje për ndihmë, duke ftuar të gjithë personat që kanë grupin e gjakut “A negativ” të dhurojnë gjak.

Por kjo nuk mjaftoi, pasi ai nuk mundi t’i rezistojë plagës së marrë në shtyllën kurrizore.Në vendngjarje janë ende shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ujka, ka ushtruar detyrën si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015, si anëtar i Partisë Socialiste.Më herët, ai ka qenë edhe deputet i Shkodrës me partinë Demo-Kristiane (PDK).Gjatë viteve që ai ka shërbyer si kryetar komune ka qenë pre e një tjetër atentati.Disa persona të armatosur, në atë kohë, kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera