Lajme

Nderron jetë në QKUK, ishte goditur nga një veturë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 17 November 2018

jë person ka ndërruar jetë në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marrë ditë më parë në një aksident trafiku që kishte ndodhur në Prishtinë, në të cilin ishte goditur nga një veturë.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më 12 nëntor, ku viktima kishte marrë tretman mjekësor në QKUK, dhe më pas ishte liruar për në shtëpi. Më datë 14 nëntor, viktimës pasi iu ka keqësuar gjendja shëndetësor prapë ka kërkuar ndihmë mjekësorë, ku më pas ka ren në komë.

Kurse, më 16 nëntor viktima ka ndërruar jetë. Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa të dyshuarit pas marrjes të deklaratës shtesë lirohet. Rasti mbetet nën hetime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera