Sport

Ndërron jetë legjenda e sportit kosovar

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 21 January 2019

Në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë Skender Sahiti, një prej portierëve dhe hendbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Sahiti karrierën e kishte filluar te klubi Borac nga Ferizaj, duke mbrojtur ngjyrat e këtij ekipi në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

Me këtë skuadër ai kishte luajtur edhe në finalen e Kupës së Jugosllavisë më 1979, dhe derisa ka vazhduar aventurën si hendbollist në klube të ndryshme nga Jugosllavia, karrierën e ka përfunduar në ligën elitare të Italisë.

-Advertisement-

Në Itali, ai me sukses ai kishte punuar edhe si trajner i klubeve të meshkujve dhe të femrave për t’u rikthyer pas luftës në Kosovë, ku ka ushtruar profesionin e trajnerit te skuadra e Kastriotit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera