Lajme

Ndërron jetë inxhinieri shqiptar nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 07 August 2020

Koronavirusi i ka marr jetën inxhinierit shqiptar të pyjeve, Ferdin Liçaj. 

Lajmin e ka bërë të ditur një mik i tij me anë të një postimi në Facebook.

“Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu im i dashur, Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi t’i mbijetojë virusit të tmerrshëm që e preku përpara disa ditësh. Lajmi i largimit të tij nga kjo jetë më ka shokuar dhe më ka shkaktuar një boshllëk të madh shpirtëror”.

-Advertisement-

“Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe tepër njerëzor. Ai ishte një ekspert i talentuar dhe me aftësi të rralla në fushën e mjedisit dhe të pyjeve”, ka shkruar mes tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera