Sport

Ndërron jetë futbollisti, pësoi atak gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 11 November 2023

Një ngjarje tragjike shënoi sot ndeshjen Egnatia-Partizani e cila u ndërpre pasi Dwamena, sulmuesi i rrogozhinasve ra përtokë pa ndjenja.

Atij ju dha menjëherë ndihma mjekësore, dhe u nis për në spital, por për fat të keq humbi jetën rrugës për shkak të një ataku të dytë në zemër.

Lojtari në fjalë shpesh është përfolur se ka probleme nga zemra, madje nuk i ka kaluar tekstet mjekësore në disa ekipe./euronews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera