Lajme

Ndërron jetë avokati shqiptaro-amerikan, Bardhyl Tirana

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 28 April 2023

Avokati i njohur shqiptaro-amerikan Bardhyl Tirana, familja e të cilit u vendos në Shetet e Bashkuara pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe i cili në vitin 1976 shërbeu si bashkëkryetar i ceremonisë së inaugurimit të ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, vdiq në moshën 85 vjeçare në Nyack të shtetit të Nju Jorkut.

Ai ishte i biri i ekonomistit të njohur shqiptar Rifat Tirana dhe artistes amerikane Rosamon English Walling, të cilët e zhvendosën familjen nga Zvicra ku lindi avokati Tirana në kryeqytetin amerikan, Uashington.
Ai ndoqi Universitetet Princeton dhe Kolumbia me bursa dhe nuk harroi kurrë bujarinë e treguar ndaj tij dhe fuqinë transformuese të qasjes tek arsimi.

Bardhyl Tirana e filloi karrierën juridike në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së ish-presidentit John F. Kenedit dhe me bashkëshorten e tij të parë, Gail, punoi për fushatën për senator të Robert F. Kennedy në Nju Jork në vitin 1964.

-Advertisement-

Ndërsa ishte avokat privat, ai organizoi transportin për fushatën kryesore të kandidatit Robert Kennedy dhe fushatat presidenciale për

Senatorin George McGovern dhe guvernatorin Jimmy Carter.

Ai ishte një nga bashkë-kryetarët e inaugurimit të zotit Carter, duke krijuar një “festival publik”, siç dëshironte zoti Carter. Si Drejtor i

Mbrojtjes Civile në Departamentin e Mbrojtjes nën zotit Carter, një rekomandim i tij ndihmoi në krijimin e Agjencisë Federale për

Menaxhimin e Emergjencace, FEMA.

A kishte për shumë vjet zyrën e tij avokatore në Uashington dhe ishte i mirënjohur në këtë profesion.

Ai u angazhua për çështje që kishin lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën dhe kontribuoi në një numër organizatash të komunitetit shqiptaro-amerikan ndër të cilat edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) për të cilin ofroi rregullisht falas shërbimet e tij ligjore.

Ai vdiq javën e kaluar duke pasur pranë gruan e tij Anne Bell Tirana me të cilën ishte i martuar për 37 vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera