Lajme

Ndërpritet votimi në Vajnikë të Skenderajt

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 11 June 2017

Është ndërprerë për gjysmë ore procesi zgjedhor në Vajnikë të Skenderajt, pas ankesës për manipulim votash nga komisionarë të Vetëvendosjes.

Katër komisionarët e Vetëvendosjes në qendrën e votimit 2110B në Vajnikë të Skenderaj janë larguar nga aty, pasi janë ankuar se nuk po mund ta parandalojnë atë që e kanë quajtur vjedhje të votave.

Procesi në këtë qendër është ndërprerë për gjysmë ore, ndërsa ka nisur përsëri pa komisionarët e larguar.

-Advertisement-

Halil Thaçi, menaxheri i qendrës ka thënë për KALLXO.com se komisionarët e larguar para se ta bëjnë këtë nuk e kanë informuar për ndonjë parregullsi.

“Gjithçka ka shkuar në rregull dhe katër komisionarët asnjëherë nuk më kanë lajmëruar mua se po ka tendencë për manipulime votash”, tha Thaçi.

Zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera