Lajme

Ndërpriten punimet për mbetjet mortore në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 30 November 2017

Kushtet atmosferike kanë penguar vazhdimin e punimeve për kërkimin e eshtrave të te pagjeturve ne Gjakovë.

Arsim Gërgjaliu, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore tha se me rënien e temperaturave është e vështirë qasja në vendin ku mendohet se mund të ketë eshtra njerëzish, shkruan Infokusi.com

“Sipas të gjitha gjasave me këtë rënie të temperaturave, nuk besoj se do të mund t’I qasemi vendit deri në përmisimin e kohës, ndoshta edhe deri në pranverë”, tha Gerxhaliu. Mbetjet mortore të së paku tre personave, janë gjetur ditëve të fundit në një lokacion në dalje të Gjakoves, në afërsi të zonës industrial që ndodhet rrugës për Prizren./INFOKUSI/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera