Lajme

Ndërprerja e energjisë, Ukraina: Hakmarrje e Rusisë për kundërofensivën tonë!

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 12 September 2022

Ukraina e akuzoi Rusinë se po kërkon të hakmerret me sulme kundër infrastrukturës energjetike për dështimin e saj në fushën e betejës. Për Kievin, shënjestrat e goditjes shpaguese ruse përfshinin furnizimin me ujë dhe një termocentral në Kharkiv .

“Nuk ka pasur objektiva ushtarakë, qëllimi i tyre ishte i qartë t`i privonin njerëzit nga energjia elektrike dhe ngrohja”, ka shkruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Twitter. ” Ndërprerja e energjisë ka prekur 135 fshatra dhe qytete; Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe Donjecku janë tërësisht pa drita e kanë dhe problerme të furnizimit më ujë. Sulmet ruse erdhën në kohën kur kundërofensiva ukrainase në këto zona ka shënuar sukses; forcat e Kievit thuhet të kenë marrë nën kontroll dhjetëra qyteza e fshatra. Për Zelenskyn, ky avancim mund të shënojë një pikë të mundshme kthese në luftën disamujore të vendit të tij me Rusinë.

Zelensky: Dua të falenderoj trupat tona që kanë çliruar me dhjetëra zona, përfshirë së fundi Izjumin e Kupianskun. Me këto ritme, në dimër ne mund të rimarrim edhe shumë zona të tjera të pushtuara, nëse Ukraina furnizohet me armë moderne.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të Kievit, ushtria ruse po tërhiqet edhe nga pjesët jugore të rajonit Kherson. Shtabi ukrainas bëri të ditur, se pushtuesit ishin larguar nga pozicionet e tyre.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e urdhëroi pushtimin e Ukrainës në 24 shkurt, dhe vazhdon ta cilësojë ofensivën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar vendin fqinj. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera