Lajme

Nderohet me çmimin mediatik, Osmani: Rrugëtimi i Kosovës ka qenë me guxim dhe vendosmëri

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 21 August 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin mediatik “M100 Media” krahas kryeministrit polak, Donald Tusk, i cili u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar në forcimin e demokracisë, lirisë së shprehjes e të shtypit, si dhe mirëkuptimit evropian

Lidhur me këtë, Osmani me anë të një postimi në platformën X shprehet se momente si këto na kujtojnë se lufta për demokraci, liri dhe drejtësi nuk mbaron kurrë, dhe se është diçka për të cilën duhet të punojmë çdo ditë.

“Rrugëtimi i Kosovës ka qenë me guxim dhe vendosmëri, dhe kjo njohje flet për të ardhmen e ndritur euroatlantike që po ndërtojmë së bashku”, shkroi ajo në postim.

-Advertisement-

Më tej Osmani falënderoi Bordin Këshillimor të M100Colloquium për këtë, siç tha, nder të pabesueshëm, dhe shtoi se së bashku me partnerët tanë transatlantikë do të vazhdojmë të mbrojmë vlerat që na bëjnë më të fortë.

Çmimi do të ndahet më 12 shtator të këtij viti në Gjermani, teksa si folës kryesor do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera