Nderohen 21 policët e rënë në krye të detyrës

Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 26 July 2022
Me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës, të martën është organizuar ceremonia memoriale në nderim të tyre.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke për kujtuar rënien e 21 policëve gjatë kryerjes së detyrës, tha se ata ranë duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetitn territorial të vendit.
Konjufca tha se Policia e Kosovës falë punës së saj është bërë institucioni më të besueshëm të popullit tonë.
“26 korriku është data e policëve heronj të vendit tonë të cilët nuk kursyen as vetën në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. E gjithë kjo sakrificë u bë për mbrojtje të vendit tonë. Sot po shënojmë 22 vite të këtij institucioni bosht të shtetit tonë. Me punën e tyre të palodhshme, Policia e Kosovës është shndërruar në institucionin më të besueshëm të popullit tonë. 21 policët e rënë në sundim të ligjit e të paqes në vendin tonë, sot këtu i kujtojmë 21 heronjtë tanë. Në këtë ditë e shënojmë edhe rënien e heroit tonë Enver Zymberit, i cili sa ishte në vendosje të rendit dha jetën në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë”, tha Konjufca.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se polici ka rol integral në shoqëri, e jo rol përfaqësues të dhunës shtetërore, ndërsa shtoi se organet e rendit duhet të veprojnë “shpejt e drejt në zbardhjen e vrasjes së Enverit dhe të gjithë të tjerëve”.
“Zyrtarët tanë policorë do të ishin me të suksesshëm sikur të mos përballeshin me faktin se ligji ka çaluar kundër strukturave kriminale. Ka çaluar ndaj strukturave paralele, dhe veprimtaria e sigurimit të rendit shtetëror është ndeshur me struktura që nuk e duan ekzistencën si shtet e shoqëri”, tha Sveçla.
Ai potencoi se vizion i Policisë së Kosovës është mbrojtja e shtetit, ndërsa tha se profesionalizmi i policisë është i lidhur me shoqërinë.
“Krimi nuk ka uniformë, është fenomen që dëmton ekonominë e tregtinë, dhe pengon zhvillimin e vendit. Krimi është fenomen që vepron kundër sovranitetit dhe tenton të veprojë si alternativë ndaj shtetit. Përballë krimit pa uniformë, polici ka uniformë, atë të shtetit”, deklaroi Sveçla.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, deklaroi se vepra e 21 zyrtarëve policorë të rënë, do të respektohet gjithmonë, në piedestalin më të lartë. Ai u bëri thirrje policëve që punën ta kryejnë me profesionalizëm.“Ne jemi të vetëdijshëm që puna policore nuk është e zakonshme.
Përballja me krimin është përballja me njerëzit që i keqtrajtojnë viktimat”, tha ai.
Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, në krye të detyrës kanë rënë: Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapatinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanoviq, Musin Krasniqi, Enver Zymeri, Jahi Maliqi, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj dhe Sami Thaqi. Për nder të Ditës së policëve, pati parakalim të trupave të Policisë së Kosovës.

Të tjera
-
Rama uron Fitër Bajramin: Zoti ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për fest...
-
26 vjet nga vṛasja e katër anëtarëve të familjes Morina, nesër në Milloshevë mbahen homazhe
Me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina, Fej...
-
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane paralajmëron aplikantët për viza për në SHBA
Ambasada Amerikanë në Tiranë ka dalë me një lajmërim të rëndësishëm për perso...
-
Vance paralajmëron Danimarkën: Nuk po e ruani Groenlandën nga Rusia dhe Kina
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance akuzoi të Danimarkën se nuk po bën një pu...
-
Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë
Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga...
-
Rama: Shqiptarët të votojnë më 11 maj për të afruar Shqipërinë në BE
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve në zgjedhjet e...
-
Në prag të Festës së Bajramit, Osmani bën thirrje të mbështeten fëmijët me ‘Down Syndrome’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka promovuar mbështetjen që Preside...
-
Në prag të festës së Fitër Bajramit, Haradinaj uron besimtarët myslimanë
Në prag të festës së Fitër Bajrami, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka përc...
-
Edhe komandanti i FSK-së uron Fitër Bajramin
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka uruar Festë e Fitër Bajramit. Në p...
-
Begaj uron shqiptarët myslimanë për Fitër Bajram
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslim...
-
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve
Nga prilli, rryma në Kosovë mund të rritet për 15 për qind. Por, kjo rritj...
-
Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mi...