Lajme

Ndërmarrja Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, ua pezullon minatorëve pushimet vjetore

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 27 August 2024

Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje dhe ua ka pezulluar pushimet vjetore të punëtorëve.

Pushimet vjetore të punëtorëve janë pezulluar për muajt shtator, tetor dhe nëntor.

Vendimi është marrë me 26 gusht, derisa thuhet se ka pasur mungesë së aktivitetit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça, Stantërg, dhe në Njësinë Biznesore Minerat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë.

-Advertisement-

Gjithashtu, në vendim thuhet se humbjet kanë qenë të mëdha ditore në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera