Ndërkombëtarët nuk duan zgjedhje tash
Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 18 April 2018
Përfaqësues diplomatikë të akredituar në Prishtinë kanë rekomanduar autoritetet e Kosovës që të mos e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa iu dhënë fund disa çështjeve që kërkojnë urgjencë. Kjo, pavarësisht se Qeveria ka humbur shumicën në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.
Mesazhi është dhënë në kohën kur dy forcat kryesore opozitare, Lidhja Demokratike (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kanë sforcuar thirrjet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Pas aksionit të një muaji më parë, kur Marko Gjuriq u arrestua dhe u dëbua për në Serbi shkaku që kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, ndonëse i ishte refuzuar kërkesa për vizitë, Lista Serbe (LS) ka vendosur të dalë nga koalicioni.
Pas largimit të deputetëve të këtij subjekti, Qeveria ka mbetur pa mbështetjen e shumicës në Kuvend. Dhe meqë ky shihej si një shantazh nga LS-ja, subjektet opozitare u deklaruan më herët se nuk do të bënin mocion kundër Qeverisë.
Por kanë ndërruar qëndrim pas zhvillimeve që pasuan, kur në një aksion që e drejtoi inteligjenca kosovare në bashkëpunim me atë turke, e për të cilin autoritetet më të larta shtetërore në Kosovë thanë të mos ishin në dijeni, u kapën dhe me urgjencë u dëbuan gjashtë persona që kishin lejeqëndrimi të rregullt, por që në Turqi cilësohen si terroristë.
Të tjera
-
Detaje të reja nga vdekjạ e 36-vjeçarit në QKMF-në në Podujevë
Një 36 vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ai kis...
-
“656 euro” – Banorin e Arllatit e shokon fatyra rrymës
Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situ...
-
Përurohet çerdhja në Obiliq, Xhafer Gashi: Kishim kërkesa të vazhdueshme për realizimin e këtij projekti
Kryetari i Komunës së Obiliqit sot së bashku më Ministren e Arsimit, Arbërie ...
-
Një nga lagjet më të bukura të Amerikës u fshi nga faqja e dheut, vetëm një pallat mbeti i paprekur!
Një ndërtesë shumëkatëshe pranë segmentit të autostradës së Bregut të Paqësor...
-
Linda Bekteshi fton diasporën të votojë: Çdo votë e juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë
Kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e LDK-së, Lendita Bekteshi ka...
-
Avokati Koci: U vërtetua që hetuesi policor s’morri pjesë në tubimin e PDK-së, rikthehet në detyrat e tij
Zyrtari policor Idriz Gashi i cili u raportua se mori pjesë në tubim elektora...
-
Pensionet për kategoritë e lụftës, sa janë aktualisht e sa do t’i marrin me rritje nga ky muaj
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pensioneve për të gjitha...
-
“E kemi shkrujtë ma puno një spital në Prishtinë” – Lumir Abdixhiku e pranon që projektet i krijuan me CHATGPT
Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi para pak javësh një sërë projektesh, t...
-
Jasharaj: Gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk është realizuar
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka shprehur zhgënjimin e tij për qasje...
-
Hamza flet për teknologji: Do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për ...
-
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është dashuri për vendlindjen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videome...
-
Kosova në izolim energjetik, koston prej 70 milionë euro pritet ta paguajnë qytetarët
Kosova rrezikon të izolohet në fushën energjetike. Gazeta Infokus nga buri...