Ndërhyrje në zgjedhjet rumune, BE-ja nis hetim ndaj TikTok-ut pas dyshimeve
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 18 December 2024
Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platformës kineze të rrjeteve sociale, TikTok, në lidhje me akuzat se u përdor nga Rusia për të ndikuar në rezultatin e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, të cilin e fitoi një kandidat miqësor me Moskën.
Kandidati i pavarur, goxha i panjohur, Calin Georgescu, arriti fitore tronditëse në rundin e parë të zgjedhjeve më 24 nëntor, duke i marrë rreth 23 për qind të votave.
Ai pritej të përballej me kandidaten proevropiane, Elena Lasconi, në balotazhin e 8 dhjetorit.
Megjithatë, pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Rumanisë e publikoi dokumentet e klasifikuara, që drejtuan gishtin kah “një aktor shtetëror”, që s’u emërua por dukej të ishte Rusia, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e shfuqizoi rundin e parë dhe urdhëroi që zgjedhjet të mbahen përsëri nga fillimi në muajt në vijim.
Mandati i presidentit në detyrë, Klaus Iohannis, është zgjatur përkatësisht, megjithëse mandati i tij i dytë pesëvjeçar përfundoi këtë muaj.
“Duke ndjekur indikacione serioze se aktorë të huaj ndërhynë në zgjedhjet presidenciale rumune përmes TikTok-ut, ne tani po hetojmë në mënyrë të hollësishme nëse TikTok-u ka shkelur Aktin për Shërbimet Digjitale duke dështuar t’i trajtojë këto rreziqe”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 17 dhjetor.
Ajo tha se komisioni do ta vazhdojë mbledhjen e provave, “për shembull, duke dërguar kërkesa të mëtejshme për informacion, duke kryer veprime monitoruese, intervista, inspektime dhe duke kërkuar qasje në algoritmet”.
Ndërkohë, BE-ja e urdhëroi më 5 dhjetor TikTok-un t’i ngrijë dhe ruajë të dhëna e lidhura me “rreziqe sistematike aktuale, ose të parashikueshme”, që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare në bllokun me 27 anëtarë, nga 24 nëntori deri në mars të vitit të ardhshëm.
TikTok-u tani duhet të sigurojë të dhëna dhe dokumente të mbajtura sipas urdhrit të 5 dhjetorit, tha von der Leyen.
Veprimi i BE-së pason një deklaratë të një grupi senatorësh të lartë amerikanë që dënuan ndikimin e dyshuar rus në zgjedhjet rumune.
“Sulmi i Vladimir Putinit ndaj zgjedhjeve në Rumani është një shembull tjetër i luftës hibride që ai po zhvillon kundër aleatëve dhe partnerëve tanë evropianë”, thanë senatorët amerikanë Pete Ricketts (republikan nga Nebraska), Ben Cardin (demokrat nga Mariland), Jim Risch (republikan nga Idaho) dhe Jeanne Shaheen (demokrate nga Nju Hempshirë) në një komunikatë.
“Si një aleat i fortë i NATO-s, ne mbështesim Rumaninë në përpjekjen për të ruajtur integritetin e zgjedhjeve të saj. Ne dënojmë manipulimin e Vladimir Putinit përmes TikTok-ut, që kontrollohet nga Partia Komuniste Kineze (PKK), për të minuar procesin demokratik në Rumani”, thanë senatorët./ REL
Të tjera
-
Përdorim rekord i qymyrit në botë më 2024
Përdorimi botëror i qymyrit pritet të arrijë nivel rekord të të gjitha kohëve...
-
“Espresso me Bedri Hamzën”, Hamza e pinë kafen e mëngjesit me një mjeke: 50% i rrisim pagat për personelin mjekësor
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, i k...
-
Agjencitë e sigurisë në ShBA për dronët misteriozë: Asgjë jonormale
Në një deklaratë të përbashkët Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Fede...
-
Zjạrri në fabrikën e mishit në Obiliq, Policia jep detaje
Një fabrikë e mishit në fshatin Babimovc të Obiliqit është përfshirë nga zjar...
-
Rraci: LDK-ja në Klinë është e bashkuar, e fortë dhe gati për fitore
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alban Rraci, është ta...
-
Qeveria mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e 238-të, duke filluar nga ora 11...
-
Dyshohet se shkaktoi qëllimshëm 19 aksidente me vetura që i kishte marrë me qira, arrestohet
Policia e Kosovës më Ferizaj njofton se gjatë ditës së djeshme është informua...
-
Lajçaku rendit kërkesat e BE-së për `Banjskën`, Asociacionin dhe simbolet
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, miroslav Lajçak ka re...
-
Merr flakë fabrika e mishit në Milloshevë
Fabrika e mishit “Apetit” në Milloshevë ka marrë flakë. Raportohet se ngja...
-
OBSH: Pavarësisht 76 rasteve të gripit të shpendëve të raportuara këtë vit, rreziku për publikun mbetet i ulët
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) siguroi se rreziku i infektimit nga...
-
Sot certifikohen subjektet politike dhe kandidatët që janë në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet t’i certifikojë 11 subjekte politik...
-
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, vendosur në vitin 2000...