Rraci: LDK-ja në Klinë është e bashkuar, e fortë dhe gati për fitore
Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 18 December 2024
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alban Rraci, është takuar me rininë e LDK-së, në Klinë, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Klina është e bashkuar për fitoren e LDK-së.
Rraci thotë se energjia dhe përkushtimi i të rinjve dhe strukturave janë dëshmi për ndryshim.
“Klina, e bashkuar për fitoren e LDK-së! Në Klinë, së bashku me strukturat dhe rininë e LDK-së, çdo ditë e më të mobilizuar për ndryshimin e madh më 9 shkurt. Energjia dhe përkushtimi i të rinjve dhe strukturave janë dëshmi për ndryshim. LDK-ja në Klinë është e bashkuar, e fortë dhe gati për fitore. Mbështetja për mua dhe për Arbenin, është e jashtëzakonshme. Së bashku, do ta rikthejmë Klinën aty ku i takon – në krah të ndryshimit dhe të forcës që ndërton. Falënderoj Paris Gurin, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dhe kandidat për deputet, si dhe Dardan Gashin, kryetar i Forumit Rinor në Klinë, për punën dhe organizimin e palodhur dhe gjithë strukturat dhe anëtarët e LDK-së në Klinë për energjinë dhe frymën e fitores”, ka shkruar Rraci.
Ndryshe thotë se LDK-ja është shpresë dhe vizion për të ardhmen.
“LDK-ja është shpresë dhe vizion për të ardhmen. Me Rrugën e Re dhe përkushtimin e secilit prej nesh, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Klinën dhe për të gjithë Kosovën”, ka shkruar tutje Rraci./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...





























