Lajme

Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 22 December 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ku ishin tre persona.

Gjatë kontrollit sipërfaqësor tek tre personat dhe në veturë nuk është gjetur asgjë e dyshuar, megjithatë pas dyshimeve të ngritura të njëjtit janëshoqëruar në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë për kontroll më të detajuar.

Gjatë kontrollit tek I.R. është gjetur një qese me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 0.6 gramë si dhe në kuletën e tij është gjetur një qese me pluhur ngjyre të bardhe e dyshuar po ashtu e dyshuar si narkotik i llojit kokainë me peshë 0.6 gramë, ndërsa tek dy personat e tjerë nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

-Advertisement-

Për të vazhduar kontrollin e detajuar të veturës është kërkuar ndihmë nga njësiti K-9 ( njësiti me qen policor).

Policia njofton se i dyshuari porsa e ka parë qenin e Policisë ka treguar se në veturë nën mbishtesën e dorës në mes të shoferit dhe pasagjerit ka të fshehur një sasi të kokainës si dhe në dollapin poshtë timonit ka një revole.

“Kontrolli policor ka vazhduar dhe në këto dy vende të potencuara me lart nëveturë janë gjetur të fshehura: 29 qese të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 16.7 gramë, njërevole e tipit SIG SAUER, me një karikator, si dhe 21 fishek të kalibrit 9mm. Në kuletën e të dyshuarit po ashtu janë gjet të holla në vlerë prej570 euro dhe 50 franga”, thuhet në njoftim.

Ai është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera