Lajme

Ndalohet një zyrtar në Prishtinë, dyshohet se lejoi importin e pesticideve dhe biocideve të ndaluara

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 21 July 2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, pas një aksioni të realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksioni është zhvilluar nga Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, pas hetimeve lidhur me dyshimet për tejkalim të kompetencave zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve.

Hetimet lidhen me dyshimet se janë lëshuar leje për disa operatorë ekonomikë për importin e produkteve biocide dhe pesticide, të cilat janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës, sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

I dyshuari, me inicialet N.M., po hetohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, sipas nenit 427 të KPRK-së.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe luftimin e kriminalitetit e korrupsionit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy