Lajme

Ndalohet një grua në Fushë Kosovë, policia i gjen armën me të cilën gjuajti në natën e Vitit të Ri

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 07 January 2022

Policia ka ndaluar një grua në Fushë Kosovë të cilës në shtëpi iu gjet arma me 17 fishekë me të cilën dyshohet se kishte shtënë për Vitin e Ri.

Rasti ka ndodhur me 31 dhjetor në orën 23:59 ndërsa gruaja është arrestuar të enjten pasi iu gjet edhe arma nga policia.

“Është raportuar se me datën 06.01.2021 njësiti policor në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, ka sekuestruar një pistoletë me 17 fishek me të cilën armë ajo dyshohet se kishte shtënë në ajër natën e vitit të ri. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera