Lajme

Ndalohet një grua në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 19 April 2022

Një grua është ndaluar dje në Aeroportin “Adem Jashari” pasi e njëjta ishte kthyer nga autoritetet austriake nën dyshimet për prezantim të rremë të lejeqëndrimit austriak.

Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të raportit të saj 24-orësh.

“Aeroporti i Prishtinës, 18.04.2022 – 10:45. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin Austriak të falsifikuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera