Lajme

Ndalohen dy persona të dyshuar në aksionin “Brezovica”

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 16 March 2022

Dy persona të dyshuar janë ndaluar në aksionin “Brezovica 3” që nisi mëngjesin e kësaj të mërkure.

Prokuroria Themelore e Ferizajt bën të ditur se janë kontrolluar dhe bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, njofton Klankosova.tv.

Persona e arrestuar me vendim të Prokurorit të Shtetit janë N.G,- doganier dhe S.I, – kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”.

-Advertisement-

Të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera