Lajme

Ndalja e auto-ambulancës me barna të kontrabanduara në veri, reagon edhe MPB-ja

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 02 August 2022

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka reaguar pasi sot në fshatin Rudare të Zveçanit, Policia ka ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Përmes një komunikate për media të MPB-së thuhet se njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë.

Sipas tyre, drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.

-Advertisement-

MPJ-ja njoftoi se të gjitha këto barna ilegale të sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se lufta ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës do të jetë e pa kompromis dhe do të vazhdojë të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera