Lajme

Ndalim-qarkullimi në Hjuston

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 30 August 2017

Në Hjustonin e përballur me përmbytje katastrofike, gjatë natës është vendosur ndalim-qarkullimi për të ndaluar grabitjet.

Vetë kryebashkiaku Sylvester Turner e pranoi se një masë e tillë në qytetin e katërt më të populluar të Shteteve të Bashkuara ishte paraqitur si domosdoshmëri.

Presidenti Donald Trump ishte në Teksas të martën për të parë nga afër dëmet e stuhisë të cilën e etiketoi si “epike”. Harvey ka sjellë mbi këtë shtet nivel rekord reshjesh, duke lënë pjesë të tëra të Hjustonit të mbuluara nga uji, shtëpi të shkatërruara e mbi 20 të vdekur.

-Advertisement-

Ndalim-qarkullimi nis nga mesnata e vazhdon deri në 5 të mëngjesit me orën lokale. Prej tij përjashtohen vullnetarët në përpjekjet e ndihmës dhe ata që shkojnë në punë.

Sipas Turner, vendimi ishte i nevojshëm për të parandaluar dhunimin e pronës dhe akte të mundshme kriminale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera