Sport

“Ndaj Maltës duam fitore”

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 14 November 2018

Hekuran Kryeziu ka potencuar se ndeshja ndaj Maltës në Valleta në Ligën e Kombeve nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kosova sot (e mërkurë) ka mbajtur seancën e tretë stërvitore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pas stërvitjes, është mesfushori Hekuran Kryeziu që ka folur para gazetarëve, duke potencuar rëndësinë që ka ndeshja e së shtunës ndaj Maltës.

-Advertisement-

“Lehtë nuk do të jetë (ndeshja ndaj Maltës), por ne shkojmë për tre pikë, ne duhet të kryejmë punën tonë, duhet të shikojmë se çfarë do të bëjë Azerbajxhani”, ka deklaruar Kryeziu.

Duke folur për ardhjet e reja te Kosova, Kryeziu ka shtuar: “Më vjen mirë për çdo lojtar që vendos të luajë për Kosovën, ne lojtarët dhe gjithë stafi i presim mirë, dy prej tyre unë i njoh se kemi luajtur së bashku në Zvicër, normalisht se unë folur mirë për Përfaqësuesen”.

“Konkurrenca do të na bëjë më të mirë”.

Lojtarët që së fundi i janë bashkuar Kosovës janë portieri Arijanet Muriqi, sulmuesi Shkëlqim Demhasaj dhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera