Lajme

Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 04 January 2025

Personi më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 116 vjeçare, ka njoftuar Guinness World Records.

Tomiko Itooka vdiq më 29 dhjetor në një shtëpi kujdesi në Ashiya, prefektura Hyogo, Japonia qendrore, sipas stafit.

Një varrim u mbajt me familjen dhe miqtë, shkruan skynews.

-Advertisement-

Itooka lindi më 23 maj 1908. Ajo u njoh si personi më i vjetër vitin e kaluar pas vdekjes së 117-vjeçares Maria Branyas.

Ajo ishte një volejbolliste në shkollë të mesme dhe u ngjit dy herë në malin Ontake.

Sipas Guinness, Itooka u martua në moshën 20-vjeçare dhe kishte dy vajza dhe dy djem.

Ndryshe, tani personi më i vjetër në botë është murgesha braziliane 116-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera