Ndahet nga jeta aktorja e parë që luajti Wednesday Addams

Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 30 January 2023
Lisa Loring – aktorja e parë që luajti personazhin e Wednesday-t, anëtares më të re të familjes së çuditshme, misterioze dhe drithëruese Addams – ka vdekur nga një goditje në tru, në moshën 64-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar vetë vajza e saj, Vanessa Foumberg.
“Ajo u largua në mënyrë paqësore me të dy vajzat e saj duke i mbajtur duart”, tha Foumberg.
Butch Patrick, i cili luajti Eddie Munster në “The Munsters”, i bëri homazhe Loring në Facebook, duke shkruar se ndihej shumë keq që dëgjoi për vdekjen e shoqes së tij.
“Ishim shumë të afërt dhe punonim shpesh bashkë. E di që ishte shumë e dobët. Unë isha në shoqërinë e saj vetëm disa javë më parë”.
Loring luajti Wednesday-n nga vitet 1964 deri në 1966 në Familjen Addams, përshtatja e parë e karikaturave të Charles Addams në New Yorker.
Ajo ishte vetëm pesë vjeç asokohe.
Loring lindi Lisa Ann DeCinces në vitin 1958.
Ajo jetoi në Ishujt Marshall dhe Hawaii përpara se të vinte në Los Angelos.
Loring filloi modelingun në moshën tre vjeçare dhe më pas u përfshi në një episod të Dr. Kildare.
Pasi “The Addams Family” përfundoi shfaqjen e saj dy-sezonale, ajo iu bashkua sitcom-it të ABC-së, “The Pruitts of Southampton”.
Ajo u shfaq në seriale duke përfshirë Fantasy Island dhe Barnaby Jones.
Më vonë mori pjesë në filma të ndryshëm të viteve ’80, duke përfshirë Savage Harbor, Blood Frenzy dhe Iced, dhe punoi si grimiere në filmat për të rritur nën emrin “Maxine Factor”.
Ajo ka lënë pas dy vajza, Marianne dhe Vanessa.

Të tjera
-
Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale
Mbi 100 propozime të reja janë bërë në kuadër të listës së barnave esenciale,...
-
257 policë u hetuan gjatë vitit 2022, 100 prej tyre u arrestuan
257 zyrtarë policor janë hetuar gjatë vitit 2022 nga Inspektorati Policor i K...
-
Albin Kurti flet për sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel: Jam tronditur…
Kryeministri Albin Kurti në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ka...
-
Kurti për marrëveshjen në Ohër: Ka shumë mos kuptime, keqkuptime, keqinterpretime…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë mëngjesin e sotëm në një lidhje di...
-
Dje u anuluan pothuajse të gjitha/A po realizohen sot të gjitha fluturimet për në Gjermani nga ANP
Ditën e hënë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” për në Gjermani janë ...
-
Stano: BE-ja së shpejti bashkë me palët do të nisin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
“Kosova dhe Serbia kontraktualisht janë të obliguara që ta zbatojnë marrëvesh...
-
“Range Roveri” me të cilin u krye sulmi ndaj Top Channel i ishte vjedhur një kosovari gjatë pushimeve
Policia shqiptare ditën e sotme ka bërë të ditur se vetura e tipit “Range Rov...
-
Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë
Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perë...
-
Plumbat ndaj Top Channel/ Policia zbardh dinamikën, 100 mijë euro shpërblim për kapjen e autorëve
Policia e Shqipërisë ka dalur me njoftim të ri pas sulmit me armë në Top Chan...
-
Dërgohen në mbajtje personat e dyshuar për tentim vrasjen në Graqanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të identifikojmë personat e dys...
-
Krerët e shtetit homazhe në Izbicë, Osmani: Liria erdhi falë viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së
Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në komp...
-
Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut: Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dorëheqjen e minsitres së ...