Lajme

Ndahet nga jeta Agim Faja, një nga piktorët më të mirë shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 28 June 2017

Ka ndërruar jetë në moshë 78-vjeçare Agim Faja, i njohur si një nga piktorët më të mirë shqiptarë.

Pjesëmarrës në shumë ekspozita, Faja është nderuar me titullin “Piktor i Merituar” dhe në vitin 1996 Presidenti i dha titullin “Pishtar i Demokracisë”.

 Piktori i Merituar, Agim Faja ishte një emblemë në qytetin e vogël të Shijakut, të cilin shumë studiues e identifikojnë me Shën Jakun, duke e vënë në listën e qyteteve të botës me emrin Santiago, nga Spanja në Kili. Faja është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”.

Është fitues i mbi 15 çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Punimet e tij janë ekspozuar në Bienalen e Egjiptit, Kinë, Itali, Vietnam, Algjeri, Francë, Gjermani, Angli etj. Vepra të tij gjenden sot në koleksionet private të të gjitha kontinenteve.

-Advertisement-

Agim Faja lindi në Shijak në 14 mars 1939. Ndoqi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve.

Në vitin 1987 iu akordua titulli “Piktor i Merituar” ndërsa në vitin 1996 Presidenti i dha titullin “Pishtar i Demokracisë”. / KultPlus.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera