Sport

NBA, Indiana Pacers befasojnë Cleveland

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 09 December 2017

Indiana dhuron surprizën e mbrëmnjes në kampioantin e NBA. Në Indianapolis, skuadra e Pacers mposhti Cleveland 106-102. Njeriu i ndeshjes për Indianën në këtë përballje me nënkampionët e vendit ishte Victor Oladipo që e mbylli sfidën me 33 pikë, 10 topa në tabelë dhe 8 assist. LeBron James shënoi 29 pikë në këtë sfidë, por që nuk i shërbyen shumë skuadrës së Cavaliers.

Kryesfida e këtij raundi në NBA ishte ajo e luajtur në AT&T Center mes San Antonios dhe Bostonit, një ndeshje kjo që nuk zhgënjeu aspak pasi ishte vërtet spektakolare. ajo që mori maksimumin nga kjo përballje ishte pikërisht skuadra teksane që fitoi me rezultatin 105-102. Aldridge e Gasol shënuan respektivitsht 27 dhe 14 pikë, por heroi për Spurs u bë Manu Ginobili.

Veterani argjentinas e nisi ndeshjen nga stoli dhe luajti 24 minuta duke u treguar i saktë në 11 tenatativa, por pikët vendimtare që i dhanë edhe suksesin San Antonios, Ginobili i shënoi 5 sekonda nga fundi i sfidës kur u tregua i saktë në një gjuajtje për 3 pikë. Në krahun tjetër Irving gaboi në tentativën e tij për 3 pikë që do të barazonte ndeshjen duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e tij të shkëqyer në parket

-Advertisement-

Golden State mund Detroit Pistons 102-98 dhe këtë e bërti pikërisht në Auburn Hills. për skuadrën vendase kjo ishte disfata e pestë radhazi që e zbret atë në vendin e 7 në Konferencën e Lindjes. Njeriu i ndeshjes për Golden state që tashmë ka një bilanc me 21 fitore e 6 humbje, ishte Kevin Durant që e mbylli sfidën me 36 pikë e 10 topa në tabelë.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Chicago u rikthye të fitorija pas 9 humbjeve radhazi duke mundur Charlotte Hornets 119-111, Denver fitoi me Orlandon 103-89, Toronto iu imponua Memphid 116-107, ndërsa Miluauki mposhti Dallasin 109-102.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera