Nazim Bllaca agjent i BIA-s serbe që nga viti 1997
Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 08 February 2019
Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996.
Në një letër propozim thuhet: “Qëllimi i angazhimit të Nazim Bllacës është krijimi i një pozicioni operacional që do jepte gjetje interesante nga sfera e Shërbimit të Sigurisë. Baza për angazhimin e këtij personi për qëllime operative është prezenca e tij në një mjedis me interes për sigurinë si dhe dashamirësia e tij personale me shërbimin serb. Në angazhimin e mëtejmë pseudonimi i personit do të jetë VEZA (që në shqip do të thotë LIDHJA)”, thuhet në këtë document sekret të pjestarit të shërbimit serb të sigurisë. Ky propozim i dërgohet sigurimit shtetëror serb, UDB-së për procedura të mëtutjeshme.
Më 30 prill 1997 Nazim Bllaca rekrutohet si informator i UDB-së por ende ka edhe disa procedura të verifikimit.
Emisioni “Udhëve” ka gjetur se më 8 Maj 1997, është kthyer raporti i verifikimit nga ana e UDB-së që ia mundëson Bllacës që të pranohet si informator.
Më 14 Maj 1997, Bllaca pranohet zyrtarisht si informator. Në formularin e lëshuar nga Shërbimi I Sigurisë Publike për pranimin si informator jepen të gjitha shënimet e sakta të Bllacës. Gjithashtu në formular është shkruar edhe emri I zyrtarit operativ të cilit do t’I raportojë Bllaca gjatë punës së tij të re si informator i sigurimit shtetëror serb, e ai është Qepo Mihajloviq.
Në fund të këtij dokumenti përmendet edhe një vepër penale për plaçkitje që e kishte pasur Bllaca në fillim të viteve 90’ta, por që nuk ishte dënuar nga Gjykata.
Ky dokument është i nënshkruar nga udhëheqësi i drejtpërdrejt I Shërbimit të Sigurisë Publike në ministrinë e punëve të brendshme të Serbisë, Slavko Lludaiq dhe nga dy punëtorë operativ, Qepo Mihajloviq dhe Ivan Gjokica, thuhet në dokumentet e siguruara.
Të tjera
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...