Sport

Navas “prenoton” biletën për Angli për të luajtur titullar

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 27 January 2023

Keylor Navas nuk ka qenë kurrë kaq afër largimit nga Paris Saint-Germain, skuadër nga e cila ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e portierit italian Donnarumma.

Portieri 36-vjeçar, sipas medieve angleze ka pranuar së fundmi ofertën e Nottingham Forest dhe pritet të zëvendësojë Dean Henderson.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim dhe pritet të mungojë gjatë, ndaj anglezët janë të detyruar të lëvizin në merkato dhe koha nuk premton, ndaj “The Reds” janë vendosur në lëvizje dhe duan të përfitojnë në maksimum nga momenti jo i mirë që po kalon portieri nga Kosta Rika.

-Advertisement-

36-vjeçari ka pasur oferta në këtë periudhë edhe nga dy skuadra të tjera, Al-Nassr dhe Bournemouth, por ish-portieri i Real Madrid duket se është bindur nga oferta e fundit, pikërisht nga Nottingham Forest, ndikuar edhe nga dëshira e tij për të luajtur në Premier League.

Për momentin, pezull mbetet vetëm mënyra e transferimit, kjo pasi PSG nuk pranon huazim me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit sepse parizienët kërkojnë të shkëpusin përfundimisht kontratën me portierin dhe duan një transferim të plotë në janar.

Keylor Navas ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me PSG dhe anglezët tani po mendojnë seriozisht për këtë operacion pasi edhe koha nuk premton, ndërsa sipas medieve angleze bëhet fjalë për një transferim që Forest do t’i kushtojë rreth 6 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera