Sport

Navas duhet t’ia lërё vendin Donnarummës, ja destinacioni i mundshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 12 October 2021

Afrimi i Gianluigi Donnarummës te Paris Saint Gemanin duket se ka tronditur pozitat e Keylor Navasit, i cili sipas mediave spanjolle do t’ia lërë vendin e titullarit pikërisht italianit, kampion Europe. 34-vjeçari ka bërë shumë mirë te francezët, por mosha e tij e çon drejt një largimi nga kryeqyteti francez.

Për futbollistin nga Costa Rica është vënë në lëvizje Newcastle, që me pronarët e rinj arabë do të synojë të afrojë në ekip shumë lojtarë me përvojë. Por Navas nuk është i vetmi lojtar i Paris Saitn Germain, që po monitorohet nga anglezët, të cilët që gjatë merkatos së janarit do të synojnë edhe argjentinasin Mauro Icardi.

Etiketa:

Të tjera