NATO në alarm nga ofensiva ruse! Mblidhen ministrat e Mbrojtjes së aleancës në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 14 February 2023
Ministrat e mbrojtjes së NATO do mblidhen në një takim dy ditor në Bruksel duke filluar nga 14 shkurti.
Tema kryesore e takimit do të jetë vendimi për ofrimin e avionëve luftarakë në Ukrainë si dhe i raketave me rreze të gjatë. I pranishëm do të jetë edhe ministri i mbrojtjes së Ukrainës Oleksi Reznikov.
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg u shpreh se Rusia nuk do paqe dhe se po dërgon gjithnjë e më shumë armë dhe trupa në Ukrainë. Ai konfirmoi edhe zërat se një ofensivë e re ruse ka nisur në 13 shkurt, që mund të ketë në shënjestër jo vetëm rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut, por edhe Harkivin në verilindje dhe rajonin e Zaporizhjës në juglindje. Në një fjalim në mbrëmjen e 13 shkurtit, Presidenti Zelensky tha se furnizimi me armë është prioritet kryesor
“Vëmendje e vazhdueshme i kushtohet furnizimit me armë, municione dhe gjithçkaje që rrit kapacitetin dhe stabilitetin për ushtarët tanë”.
Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha kishte zhvilluar një telefonatë me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Christopher Cavoli, në prag të takimit.
Shtetet perëndimore veçse janë pajtuar që t’i japin Ukrainës tanke moderne, përfshirë tanket gjermane Leopard 2, por edhe artileri, makina luftarake dhe armë të tjera dhe municione.
Më herët, Rusia ka thënë se nëse Kievi merr avionë luftarakë nga Perëndimi, atëherë shtetet e NATO-s do të ishin palë të përfshira “direkt” në konflikt”.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...