Lajme

NATO-ja armë të rënda në Ukrainë/ Zelensky: Po na ndihmuat, e fitojmë luftën

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 07 April 2022

Kievi kërkon angazhim më të madh të NATO-s, e sipas sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të aleancës në Bruksel do të diskutohet pikërisht një shtim i ndihmës me armatime për Ukrainën.

Është fjala për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes anti-ajrore, tanke, e armë të tjerë të rënda. I ftoj aleatët të lënë mënjanë hezitimet e të na furnizojmë me ato që kemi nevojë, sepse pavarësisht se mund të tingëllojë e çuditshme, sot armët shërbejnë për paqen, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba.

Ndihma e mëtejshme mund t’i japë një dorë ushtarëve ukrainas që të avancojnë drejt linjave ruse. tre javët e ardhshme, pritet të jenë vendimtare për rezultatin e luftës. Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky paralajmëroi se Moska mund të përpiqet të depërtojë më shumë në lindjen e vendit dhe çlirimin e Donbasit, të cilin Kremlini e përshkruan tani si objektivin e tij të ri. Zelensky kërkoi më shumë armë që të arrijnë të ndalojnë Moskën në Donbas.

-Advertisement-

“Nëse nuk do të jetë një paketë vërtet të dhimbshme sanksionesh për Rusinë, dhe nëse nuk do të ketë furnizim armësh për ne, kjo ana e Moskës do të konsiderohet si një lloj leje për të sulmuar, leje për të nisur një fushatë të re të përgjakshme në Donbas. Tani po vendoset fati i tokës tonë dhe i njerëzve tanë. ne e dimë se për çfarë po luftojmë. Dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ta fitojmë këtë luftë“, thotë Zelensky.

Më herët, edhe zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby e pohoi se Ukraina mund ta fitojë luftën. “Është prova e asaj që kemi parë ditë pas dite, që nga fillimi i konfliktit. Nëse shikoni se çfarë kanë bërë rusët deri tani, do të vini re se zoti Putin nuk ka arritur asnjërin prej objektivëve të tij brenda Ukrainës. Nuk e mori Kievin, nuk e rrëzoi qeverinë, nuk e zhduku Ukrainën si shtetet; ka marrë vetëm kontrollin e disa qyteteve të vogla, dhe as ato nuk i fituar tamam. prandaj e them me bindje, po, Ukraina mund ta fitojë këtë luftë“, deklaroi Kirby.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera