Lajme

Nato me 5300 ushtar në manovrën ”Ujku i Hekurt”

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 13 June 2017

Rreth 5300 ushtarë nga dhjetë shtete të NATO-s kanë nisur një manovër të madhe ushtarake në Lituani. Me manovrën “Iron Wolf 2017” (Ujku i hekurt) do të verifikohet gatishmëria për mision e batalioneve të NATO-s të stacionuara në këtë shtet baltik. Këtë e bëri të ditur ministria e Mbrojtjes në Vilnius.

Njësia luftarake multinacionale për të forcuar krahun lindor të NATO-s dhe për ta frikësuar Rusinë drejtohet nga Forcat e Armatosura Gjermane, Bundeswehr.

Gjermaninë e mbështesin shtetet e Beneluksit dhe Norvegjia. Manovra që do të zgjasë deri në 23 qershor, sipas të dhënave të ushtrisë do të kryhet në tri rajone të Lituanisë.

-Advertisement-

“Boshllëku-Suvalki” – thembra e Akilit e krahut lindor të NATO-s

Manovra “Iron Wolf 2017” (Ujku i hekurt)

Krahas trupave të batalionit të NATO-s, në manovër marrin pjesë edhe ushtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Polonia dhe Portugalia. Me këtë manovër synohet të ushtrohen misione të ndryshme dhe koordinimi midis njësive.

Ushtarët stërviten edhe që të mbrojnë të ashtuquajturin “Boshllëk-Suvalki”, i cili konsiderohet si thembra e Akilit e krahut lindor të NATO-s. Me këtë kihet parasysh një brez toke me një gjatësi prej rreth 65 km midis Polonisë dhe Lituanisë – e kufizuar nga enklava ruse Kaliningrad në Perëndim dhe Bjellorusia në Lindje.

Në një rast lufte, sipas mendimit të ekspertëve, Rusia mund të jetë në gjendje që ta mbyllë me trupat e saj zonën kufitare me të njëjtin emër në Verilindje të Polonisë.

Shtetet Baltike janë të shqetësuara për sigurinë e tyre për shkak të vazhdimit të konfliktit të Ukrainës. Për ta frikësuar Rusinë, që prej vitit 2014 SHBA kanë zhvendosur atje me një sistem rotacioni trupa të tyre. Edhe NATO-ja e ka përforcuar praninë e saj.

Lituania dhe Letonia do ta rrisin deri në vitin 2018 buxhetin e tyre ushtarak në dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto. Estonia bën pjesë që tani në të paktat shtete të NATO-s, shpenzimet e mbrojtjes të së cilës e arrijnë vlerën e kërkuar nga NATO./DW

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera