Natën kur u tentua shfuqizimi i Speciales, Thaçi provoi ta blejë imazhin me para të buxhetit
Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 12 January 2018
Insajderi në një shkrim të sotëm tregon se Presidenti Thaçi, natën kritike të 22 dhjetorit, e kishte kontraktuar një kompani të afërt me Presidentin Trump, për të përmirësuar imazhin e tij të komprometuar në arenën ndërkombëtare.
Zyra e Presidentit Thaçi kishte bërë edhe një lëvizje tjetër natën e 22 dhjetorit, kur tre liderët shtetërorë tentuan ta shfuqizojnë marrëveshjen për themelimin e Gjykatës Speciale.
Ishin tërhequr pas kundërshtimit të fuqishëm të ambasadorit amerikan Greg Delawie dhe atij britanik Ruari O’Connell.Por, një njoftim i Zyrës së Presidentit në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik tregon se më 22 dhjetor kishte ndodhur edhe një zhvillim tjetër i rëndësishëm që ndërlidhet me imazhin e presidentit Hashim Thaçi.
Njoftimi tregon se atë ditë mbi gjysmë milionë euro të taksave të qytetarëve janë bërë gati për t’u shpenzuar për ta përmirësuar imazhin e presidentit Thaçi, i cili dyshohet se do të jetë i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Presidenca kishte shpallur fitues me 22 dhjetor kompaninë “Ballard Partners”, të udhëhequr nga Brian Ballard, një lobues i afërt me presidentin amerikan Donald Trump.Sipas njoftimit të Presidencës, kontrata mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë së Brian Ballard peshon 517 mijë e 198 euro.
Kompania obligohet që të ofrojë shërbime të konsulencës për Zyrën e Presidentit të Kosovës. Njoftimi për Dhënie të Kontratës tregon se kontrata mes palëve parashihet të nënshkruhet më 15 janar.
Po ashtu, ky dokument tregon se kjo kompani është shpallur fituese e tenderit më 22 dhjetor të vitit 2017.Dokumenti tregon që nuk ka pasur tender të hapur për angazhimin e lobistëve. Kompania e Ballard ka qenë i vetmi konkurrent, nëpërmjet procedurës së negociuar/të mbyllur.
Por, cili është profili i kompanisë “Ballard Partners”?Kompania ka bazën në Florida dhe presidenti i saj është një prej njerëzve më të afërt të presidentit Donald Trump.Brian Ballard është një prej mbledhëseve kryesor të fondeve për fushatën presidenciale të Trump.
Pas fitores së Trump, kompania ka hapur zyre edhe në Washington dhe ka shënuar suksese në nënshkrimin e kontratave të lobimit me subjekte që dëshirojnë të afrohen me administratën e Trump.Po ashtu, Ballard njihet si njeriu që ka mbledhur më së shumti para për të organizuar ceremoninë inaugurues të presidentit Donald Trump.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...