Lajme

Natasha Kandiq i dërgon letër të hapur Hashim Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 27 August 2018

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, i bëri thirrje Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që gjatë këtij viti t’i mundësohet serbëve nga Gjakova të vizitojnë kishën.

“Me këtë rast, ju lutemi që personalisht të angazhoheni në mënyrë që serbët nga Gjakova më 28 gusht 2018 të jenë në gjendje për të vizituar kishën dhe shtëpitë e tyre dhe të mos iu nënshtrohen poshtërimit si vitin e kaluar”, ka thënë Kandiq në një letër të hapur të botuar në të përditshmen serbe “Danas”.

Ajo në këtë letër thekson se angazhimi i Thaçit për pajtimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe shtetin multi-etnik të Kosovës ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile, por që haset në mosbesim nga serbët e Kosovës që jetojnë në Serbi.

-Advertisement-

Kandiq në tekst të shkurtër përmend se më 13 qershor të vitit 1999 ishte në Gjakovë dhe ka parë shqiptarët e frikësuar nga policia serbe dhe mjekët të cilët kishin mbledhur para që policisë dhe paraushtarakëve t’i paguajnë për jetën, dhe se ajo ka ndihmuar aq sa kishte mundësi dhe kurrë nuk ka marrë një “faleminderit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera