Lajme

Nasim Haradinaj: “S’shkoj në zyrat e OVL derisa të jetë okupatori aty”

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 25 September 2020

Nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, edhe pse kishte planifikuar të ishte në zyrat e organizatës së tij para se të arrestohej Hysni Gucati, ka thënë se nuk do të paraqitet në këto zyra, meqë aty ndodhet EULEX-i.

“Unë nuk do të shkoj në ato zyra derisa të qëndrojë okupatori aty. Unë nuk i njoh. Ju e dini u tregova se isha duke shkuar në zyrë se më thirri kryetari im, por meqë atë e morën, unë nuk do të shkoj në zyrë”, tha Haradinaj.

Se a do të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme pas arrestimit të kryetarit të tyre, Haradinaj nuk kishte ndonjë informatë, por se ka treguar se është rrugës për të ardhur në kryeqytet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera