Nasim Haradinaj për arsyetimin e Kurtit për vizitat në Hagë: Atje bindjet politike janë të paarsyeshme
Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 15 January 2025
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin Gjykatën Speciale si luftë të padrejtë politike ndaj tyre.
Sipas tij ish-krerët e UÇK-së e shohin si luftë politike nga faktori ndërkombëtar pasi siç ka thënë ata ndihen të tradhtuar në raport me atë se çfarë është kërkuar të ndërtohet.
“Thjeshtë ata këtë Gjykatë e shohin luftë. Një luftë të padrejtë ndaj tyre politike. Luftë politike një herë nga faktori ndërkombëtar, sepse i kanë tradhtu në raportin se çfarë kanë lyp me ndërtu sepse si po thotë ky”.
“Unë sot mendoj që me dal Hashim Thaçi sonte më lëshu dhe prapë më u kërku një kërkesë për një drejtësi për transplantim të organesh, unë mendoj që do të ishte budallaki e madhe që Kosova të mos e pranojë këtë drejtësi. Pse mos ta pranojë kur se kemi bërë kurrë…?”, ka thënë Haradinaj.
Po ashtu, Haradinaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, i cili ka deklaruar javë më parë se ka menduar që t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, por që sipas tij është ndaluar për faktin që duhej plotësuar shumë dokumente.
Ai ka thënë se edhe po të ishin 2000 faqe ai do të shkonte për t’i vizituar edhe sipas tij kjo deklarata është fyese për ta.
Tutje, ai ka thënë se në Hagë janë vizituar edhe nga Edi Rama në cilësinë e mikut.
“‘Përtova se ishin shumë letra’ z. kryeministër tha kështu’ ata persona atje nuk ia vlen me i mbush faqet për ta’… Ai ka pritu, por esenca e saj është edhe 2 mijë faqe më i mbushë isha hi i kisha mbush dhe kisha tentu dhe kisha thënë provova, por nuk më lanë. Prandaj mund të them kjo është përkthimi i tij, se ai dinë me i përkthy deklaratat e tij. Kjo më shumë ofendim nuk ka… kjo është fyese bre. Atje bindjet politike janë shumë të paarsyeshme, nuk akuzohet askush për bindje politike. Edi Rama ka ardhur si mik.”, ka thënë ai në Tëvë1.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje l...
-
Kërkohet që të shmanget kalimi në Jarinjë shkaku i protestave në Serbi, rekomandohet përdorimi i pikave tjera kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka kërkuar qytetarëve që të evitojnë ...
-
Dervishaj: Edhe Broja e Hashim Thaçit mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora pët deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
NATO e gatshme të punojë me Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur ...
-
“I ka plumbạt në trup, nga ballkoni i sheh vạrret e familjarëve – Kjo tregon fytyrën e karakterin e Donika Gërvallës” , Tahiri për deklaratat e ministres kundër Ramush Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratat e...
-
Tahiri pas tubimit në Istog: Këtu fitorja po ndihet fuqishëm
Kandidati për deputet me numrin 10 nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, Besn...
-
Dakaj: LVV dhe Kurti zhgënjim i madh, programi riciklim i premtimeve të fushatave të kaluara
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, ka folur për ...
-
Dervishaj: Edhe Klina e Epërme mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Vuçiq i hapur edhe për qeveri të re, edhe për zgjedhje të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i nisë men...
-
Lushtaku pas takimit në Klinë: Me këtë energji, nuk ka pengesë që mund të na ndalë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me një tubim në vendlindjen e tij, në ...
-
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
Zëdhënësi i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka publ...