Lajme

Nasim Haradinaj i bashkohet veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 25 September 2020

Nënkryetari i OVL e UCK-së, Nasim Haradinaj,  kishte thënë që nuk do të shkonte në zyrat e organizatës para se të largohen njësia e EULEX-it.

Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që ai tani është para zyrave të OVL-UCK-së, shkruan Gazeta Infokus.

“Unë nuk do të shkoj në ato zyra derisa të qëndrojë okupatori aty. Unë nuk i njoh. Ju e dini u tregova se isha duke shkuar në zyrë se më thirri kryetari im, por meqë atë e morën, unë nuk do të shkoj në zyrë”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj në këto momente gjendet para zyrave të OVL, ku i është bashkuar veteraneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera