Lajme

Naser Osmani dënohet me tre vite burgim për shpërdorimin e “Fondit 3%”, obligohet t’ia kthejë shtetit mbi 250 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 23 June 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “Fondi 3%” ku po akuzohen ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Osmani dhe Atdhe Gashi për veprën penale “shpërdorim”.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, Osmani dhe Atdhe Gashi janë dënuar me nga tri vite për veprën penale “shpërdorimi”.

Gjykata i ka obliguar dy të akuzuarit që në mënyrë solidare të kompensojnë dëmin 255.398.41 euro, në afat prej 15 dite prej plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi në buxhetin e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Të njëjtit janë obliguar që të paguajnë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 500 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe shumën prej 20 euro në emër të Fondit te Viktimave te Krimit.

Ndërsa, kjo gjykatë ka refuzuar akuzën ndaj Osmani dhe Gashi për veprën penale “Shmangia nga Tatimi”, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit absolut të veprës penale.

I akuzuar në këtë rast është edhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, por për të procedura është veçuar.

Naser Osmani akuzohej se në cilësi të anëtarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë dhe Atdhe Gashi në cilësinë e arkatarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë, në vazhdimësi, përgjatë periudhës kohore 2006-2015, në bashkëkryerje, me qëllim për ti sjellur vetit apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme kishin përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave të tjerë, e cila ju është besuar atyre, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera, kontribues në fondin e themeluar atë botë për financim të strukturave të Qeverisë së Kosovës në ekzil, shuma këto prej minimum 3% të të hyrave të tyre personale mujore, e të cilat ishin transferuat në xhirollogarinë e U-Fork, ashtu që kishin tërhequr Shumën prej 255.398.41 euro në cash dhe nuk e kishin arsyetuar e as dëshmuar tërheqjen e kësaj shume.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera