Sport

Napoli – Man City, ndalohen rripat në stadiumin San Paolo

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 01 November 2017

Ky është vendimi i klubit të Napolit sa i përket ndeshjes së sotme në “San Paolo”.
“Mançester Siti është skuadra më e mirë e Europës, e drejtuar nga trajneri më i mirë i Europës. Nuk mund të krahasohem me Pep Guardiolën, i cili është një përbindësh i shenjtë, më i miri në qarkullim. Duhet t’i spostojmë në ujëra të thella. Bigon ka thënë se unë jam si Saki?

Krahasimi është një fyerje për Arrigon, i cili ka ndryshuar lojën e futbollit në Europë”. Kështu, modest si gjithnjë, prezantohet Mauricio Sarri në konferencën për shtyp të ndeshjes kundër Mançester Sitit. Pas lënies pushim ndaj Sasuoloës, tekniku italian, për të cilin në Spanjë janë ndezur sirenat e Atletikos, rikthehen titullarët në fushë, përfshirë edhe Elseid Hysajn, shkruan “Panorama Sport”.

MASAT E SIGURISË – Nuk do të ketë rripa për tifozët, stafin dhe median. Ky është vendimi i klubit të Napolit sa i përket ndeshjes së sotme në “San Paolo”. Kjo masë sigurie është marrë nga trazirat e ndeshjes së shkuar në “Etihad”, kur një grup tifozësh të Napolit u sulmuan me rripa në një pab pranë stadiumit të Sitit. Por Kevin Parker, sekretari i përgjithshëm i grupimit të tifozëve të Sitit, ka mbetur i shokuar nga ky vendim:

-Advertisement-

“Është një masë absurde, një çmenduri. Di që ka shqetësime në lidhje me tifozët e Napolit, që mund të përdorin rripat si armë, por prej kur ky është një problem në Angli? Përse duhet të jemi ne viktimat e këtij vendimi? Sigurisht që kjo do t’i nxisë tifozët tanë të hanë dhe pinë më shumë se zakonisht. Do të ketë edhe më pak persona që do të bëjnë tifozllëk në këmbë, sepse rrezikojnë të mbesin me të mbathura”.

LUKSI I “QYTETARËVE” – Një hotel i gjithi në dispozicion, një suitë presidenciale për Guardiolën, konferenca për shtyp brenda hotel “Vezuvit”.

Pastaj shefa kuzhine të ardhur nga Mançesteri, pasi bashkë me skuadrën dhe stafin teknik, që ka në dispozicion secili nga një kat, pritet edhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe për këtë arsye sheikët e kanë “blerë” pothuajse të gjithë hotelin këto dy ditë.

hysaj

GUARDIOLA – “E dimë ndeshjen që na pret ndaj Napolit. Kam pak lojtarë ekspertë dhe me përvojë. Jemi një skuadër e re dhe Napoli është testi ideal për të kuptuar ku jemi.

Sarri thotë që Siti është skuadra më e fortë në botë? Të gjithë trajnerët gjejnë defekte në skuadrën e tyre, ndërsa të tjerat u duket se janë perfekte. Nuk e di nëse do të vuajmë. Në futboll çdo ndeshje është një test”, tha trajneri i Sitit në konferencë. Anglezët kualifikohen në rast se shmangin humbjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera