Sport

Napoli lëviz për transferimet e verës, Edon Zhegrova një nga përforcimet e para

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 26 May 2023

Napoli dhe Lille pritet të bëjnë biznes edhe një herë, por kësaj radhe me një kosto më të kapshme, pasi synon transferimin e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova, i cili vlen shumë më pak sesa Victor Osimhen.

Klubi italian dhe ai francez bënë biznes në verën e vitit 2020, kur Napoli pranoi të blinte Osimhen për një shifër mbi 80 milionë euro.

Rreth 70 milion u paguan menjëherë, ndërsa shuma tjetër u kompensua me katër lojtarët e rinj Claudio Monzi, Luigi Liguori, Ciro Palmieri dhe Orestis Karnezis që kaluan te Lille.

-Advertisement-

Dhjetë muaj më parë, duke qenë se marrëdhëniet janë të mira, Adam Ounas shkoi në Lille, ku ka luajtur mjaftueshëm dhe ka treguar formë të mirë.

Megjithatë, drejtuesit e Napolit kanë rikthyer vëmendjen te Lille dhe janë gati për një transferim tjetër për të cilin shpresojnë të shpërthej.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Napoli po mendon për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai thuhet se është një sulmues krahu i djathtë që mund të jetë i dobishëm në rast se Hirving Lozano largohet, është i ri (24 vjeç) dhe ka një kosto të përballueshme.

Mediumi italian shton se transferimi i prishtinasit te kampioni i Italisë mund t’i kushtojë Napolit 10 milionë euro ose më pak se kjo shifër dhe do të ishte një marrëveshje e mirë.

Zhegrova gjendet në listën e dëshirave të Napolit së bashku me yllin e Sassuolos, Domenico Berardi, i cili kushton shumë më shtrenjtë sesa sulmuesi i Lille. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera