Sport

Napoli interesohet për Berishën

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 03 January 2018

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka gjasa të mëdha që edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Napolit, ka shkruar “Calciomercato”.

Berisha, 28-vjeçar, është pjesë e Atalantas dhe edicionin e shkuar ishte ndër portierët më të vlerësuar në Serie A. Ai te Napoli shihet si pasardhës i denjë i spanjollit Pepe Reina, të cilit në fund të këtij edicioni i skadon kontrata.

“Etrit Berisha është njëri prej kandidatëve kryesorë për të zëvendësuar Pepe Reinan te Napoli në fund të këtij edicioni”, ka shkruar sajti italian.

-Advertisement-

Berisha ka kontratë me skuadrën e Atalantas deri në verën e vitit 2021, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth shtatë milionë euro. Ai prej vitit 2013 luan në Itali. Fillimisht iu bashkua skuadrës së Lazios nga Kalmari i Suedisë. Prej verës së vitit 2016 është pjesë e Atalantas që këtë edicion po paraqitet në Ligën e Evropës.

Fillimisht u huazua nga Lazio, e këtë verë Atalanta bleu kartonin e tij. Berisha prej vitit 2012 është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe deri më tash ka regjistruar 46 paraqitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera