Sport

Napoli fiton ndaj Sampdorias, por humbet Amir Rrahmanin

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 23 September 2021

Skuadra e Napolit ka vazhduar serinë 100% të fitoreve në këtë sezon në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Napolitanët e kanë arritur edhe triumfin e pestë radhazi, pasi e kanë mposhtur në udhëtim Sampdorian me rezultat 0-4, në takimin e vlefshëm për xhiron e pestë në Serie A.

Në duelin e zhvilluar në ‘Stadio Luigi Ferraris’, golat për mysafirët i realizuan Victor Osimhen 2x (10’ edhe 50’), Fabian Ruiz (39’) dhe Piotr Zielinski (59’).

-Advertisement-

Amir Rrahmani luajti 48’ minuta në këtë ndeshjes, por me pas pësoi një lëndim dhe u detyrua ta lë fushën e lojës.

Pas kësaj fitoreje, Napoli kryeson me 15 pikë kurse Sampdoria mbetet e 13-ta me 5 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera