Sport

Napoli e Roma ndajnë pikët

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 28 October 2018

Ndeshja mes Napolit dhe Romës ka përfunduar pa fitues në kuadër të javës së 10-të të Serie A-së.

Roma ishte në avantazh me një gol epërsi deri në minutën e 89’, mirëpo Dries Mertens ishte ai që barazoi gjithçka në 1-1.

Me këtë barazim, skuadra e Carlo Ancelottit ka ngecur në ndjekjen e Juventusit, pasi tani është 6 pikë diferencë.

-Advertisement-

Roma mbetet në vendin e tetë me 15 pikë, aq sa ka Fiorentina, Sampdoria, Milani dhe Sassuolo.

Roma golin e parë e shënoi në minutën 14’ të takimit me anë të Sthephan El Shaarawyt.

Në pjesën e dytë Napoli kishte shumë tentime në portën e Romës, derisa arriti ta shënojë golin në minutën e 89’ me anë të anësorit belg.

Napoli në ndeshjen e radhës luan përsëri në shtëpi ndaj Empolit, kurse Roma përsëri si mysafire ndaj Fiorentinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera