Sport

Napoli dhe Juventus për titull – Skuadra e napolitanëve ka kushtuar më lirë se sa Higuaini i vetëm (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 05 October 2017

‘Lufta’ në Serie A nga analistët dhe trajnerët shihet mes Juventusit dhe Napolit.

‘Zonja e Vjetër’ e ka fituar titullin në gjashtë vitet e fundit, ndërsa në këto vite janë duke u munduar t’ia gjejnë kundërshtarin që ta rivalizojë, por ishte e pamundur.

Napoli dhe Roma janë dy kundërshtarët më të fortë në vitet e fundit, por në fund Juve i është gëzuar trofeut.

-Advertisement-

Këtë vit Napoli duket skuadra më serioze që mund ta rivalizojë Juvenusin.

Pas shtatë ndeshjeve Napoli ka marr 21 pikë, dy më shumë se Juve dhe Interi që mbajnë pozitat dy dhe tre.

Por ajo që ka befasuar mediat italianë është se skuadra startuese aktuale e Napolit ka kushtuar më pak se sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain.

Napoli për ta ndërtuar këtë skuadër ka harxhuar 73 milionë euro, ndërsa Juventusi e ka blerë Higuainin, 90 milionë.

Më poshtë e gjeni se sa kanë kushtuar lojtarët e Napolit. /Telegrafi/

Pepe Reina (2 milionë euro)

Elseid Hysaj (5 2 milionë euro)

Raul Albiol (12 2 milionë euro)

Kalidou Koulibaly (7,8 2 milionë euro)

Faouzi Ghoulam (5 2 milionë euro)

Allan (11,5 2 milionë euro)

Jorginho (9.5 2 milionë euro)

Marek Hamsik (5.5 2 milionë euro)

José Maria Callejon (9,5 milionë euro)

Dries Mertens (9,5 2 milionë euro)

Lorenzo Insigne (I lirë)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera